×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti i PDK-së godet Haradinajn: Nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje sa për sy e faqe, e me qëndrim në zyrë

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 16:16

    Djali i këshilltarit politik të presidentit Thaçi, Trim Syla, i cili është edhe aktivist i rinisë së PDK-së në Prishtinë, ka goditur ish-kryeministrin Haradinaj lidhur me dorëheqjen e tij. Ka thënë se “trukun” e tij po e kuptojnë edhe zogjtë.


    Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje të parevokueshme sa për sy e faqe e me qëndrim në zyrë online 24 orë.

    “Nuk doli mirë kjo përpjekje për të qenë në Hagë civil i thjeshtë e në Kosovë tërë kohën kryeministër. Nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje të parevokueshme sa për sy e faqe e me qëndrim në zyrë online 24 orë. Ju shpikët precedentin më të pamoralshëm për ta lënë Kosovën në kaos dhe paqartësi”, ka shkruar Syla.

    Ai i ka thënë Haradinajt se mandatin nuk e ka marrë nga populli, por se nga koalicioni.

    “Nuk ta ka dhënë mandatin populli po një koalicion që në ditën e parë të punës e lëndove duke ia shkarkuar anëtarët e komisionit të demarkacionit. Thika politike në shpinë kulmoi me dorëheqjen e befasishme. Siç po shihet këtë truk tuajin po e kuptojnë edhe zogjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se Syla është djali i këshilltarit të presidentit Thaçi, Ismail Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!