×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK-u tregon sa kosovarë do të udhëtojnë në Arabinë Saudite dhe çmimin e haxhillëkut

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 16:39

    Bashkësia Islame e Kosovës përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se ka bërë përgatitjen për nisjen e haxhive drejt vendeve të shenjta.


    “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    Drejtoria e Haxhit në kuadër të BIK-ut ka bërë të ditur se këtë vit do të udhëtojnë 1 mijë e 80 kosovarë për ta kryer haxhin.

    “Fitim ef. Gashi nga drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra”.

    Ai, po ashtu, ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta.

    Çmimi i haxhillëkut për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!