×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministrja Albena Reshitaj, emërohet nënkryetare e AAK-së

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 17:40

    Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe ish-nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re sot zyrtarisht ka aderuar në AAK-në e Ramush Haradinajt.


    Ajo në një konferencë për media ka thënë se ndihet e nderuar që po i bashkohet kësaj partie, ndërsa ka shtuar se beson në vizionin politik të Haradinajt, shkruan Reporteri.net.

    “Sot kam aderuar në AAK. Jam emëruar nënkryetare e partisë. Ndihem e nderuar të jem pjesë e kësaj shtëpie të madhe. Besoj në AAK dhe vendimet që ka marrë kjo parti dhe Ramushi, dhe Kosova ka nevojë për një parti që në rend të parë ka popullin, atdheun e më pas të tjerat”, ka deklaruar Reshitaj.

    Kujtojmë se ajo pas largimit nga detyra e ministres ishte emëruar këshilltare politike e kryeministrit tash në dorëheqje Ramush Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!