Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, (një autobus dhe një veturë e tipit Golf). Viktima e këtij rasti është mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor ne qendër të mjekësisë familjare”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.
Ndërkaq ajo bën të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.