×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditen tre këmbësorë nga vetura, shoqërohet në polici ngasësja

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 18:01

    Tre këmbësorë kanë mbetur të lënduar pasi janë goditur nga një veturë në qytetin e Lipjanit.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo bën të ditur se këmbësorët janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!