×
  • Sport
  • Sport

    Dy futbollistët kosovarë luajnë kundër njëri-tjetrit

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 18:03

    Sulmuesi i Kosovës Donis Avdijaj do të starton sot në ndeshjen e Trabzonsporit kundër skuadrës italiane të Veronës në të cilën luan mbrojtësi kosovare, Amir Rrahmani.


    Verona nuk e ka publikuar ende formacionin zyrtar, mirëpo këtë e ka bërë skuadra turke, shkruan gazetaexpress. Në mesin e lojtarëve të saj në 11-she startues është edhe Avdijaj.

    Avdijaj ishte lojtar i lirë dhe që nga ky muaj është bërë lojtarë i skuadrës turke, e cila garon në Europa Ligë sivjet.

    Avdijaj pritet që të kthehet në skuadrën e Kosovës, pasi që ai nuk është ftuar nga Challandes në ndeshjet e fundit për shkak se kishte mbetur pa skuadër.

    Atij ia kishte shkëputur kontratën Williem II e Holandës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!