Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.
Në sulmin i cili ka ndodhur menjëherë pas emisionit Kampionët, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Statovci ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë është trajtuar në QKUK.
Gjendja e tij është stabile.
Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur teksa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë, njofton Kanal 10.
Sulmi ndaj Statovcit ngjau nga dy persona të maskuar të cilët së bashku e kanë goditur për disa minuta në trup dhe në kokë.
Nuk dihen motivet e sulmit ndaj Statovcit.
Pak çaste më vonë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe futbollisti Dren Gashi i cili e ka ndihmuar Statovcin, për ta lajmëruar policinë dhe ndihmën e shpejtë.
Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.