Dita e sotme ka filluar me vdekjen e një personi në Merdarë në një aksident prej ku mbetën të lënduar edhe tetë persona të tjerë.
Një tjetër person ka humbur jetën në Grabovc, mirëpo e gjithë dita e sotme është karakterizuar me aksidente dhe dhjetëra të lënduar, njofton Klan Kosova.
Se kjo është dita më e rëndë dhe me më së shumti njerëz që kërkuan ndihmë mjekësore e konfirmoi edhe Krenare Makolli, mjeke kujdestare në Emergjencë.
“Gjatë 12 orëve deri tani kanë kërkuar ndihmë 45 pacientë, nëntë persona kanë lëndime të rënda e të cilët janë pranuar në klinika të ndryshme mirëpo kryesisht janë në Ortopedi, pacientët tjerë janë duke pranuar mjekime tjera. Mosha e pacientëve është kryesisht e re, një pranim është bërë i një fëmije të vogël e deri tek mosha e shtyer”, deklaroi Makolli.
“Në qendrën Emergjente sezoni i verës është sezon i rëndë, pasi rritet numri i aksidenteve, i sëmundjeve dhe traumat për të tjerët”.
Makolli deklaroi se është rritur numri i pacientëve dukshëm, dita e sotme është njëra prej më të rëndave që kemi pranuar dhe mjekuar deri sot që nga fillimi i vitit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.