Ish-lojtari i Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu, raportohet të ketë mbetur i ngujuar në rrënoja të shkaktuara si pasojë e tërmeteve që goditën të hënën Turqinë, raporton BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Si Atsu, 31 vjeç, njashtu edhe drejtori i tij sportiv i Hatayspor, Taner Savut, mbetën nën rrënoja pas tërmetit, njoftoi prezantuesi kryesor turk i sportit, Yagız Sabuncuoglu.
Hatayspor është klubi kryesor në Hatay, një nga qytetet e prekura nga tërmetet që kanë vrarë të paktën 2000 njerëz në Turqi dhe Siri.
Federata e futbollit të Ganës tha se po vazhdon përpjekjet për të pasur kontakte me zyrtarët e ekipit dhe ata të Federatës Turke të Futbollit.
“Ne lutemi për Gana International Christian Atsu dhe viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Ne vazhdojmë me përpjekjet tona për të vendosur kontakte me zyrtarë të Hataspor dhe Federatës Turke të Futbollit, duke pasur parasysh situatën e vështirë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Christian Atsu dhe vëllezërit dhe motrat tona në Turqi dhe Siri. Mbetemi me shpresë për lajme pozitive”, thuhet në postimin e tyre në Twitter. /Reporteri.net/.
We pray for Ghana International Christian Atsu and victims of the earthquake in Turkey and Syria.
We continue with our efforts to establish contact with officials of Hataspor and the Turkish Football Federation, considering the difficult situation. 1/2
— Ghana Football Association (@ghanafaofficial) February 6, 2023