Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ka ftuar në një takim partnerët e koalicionit qeverisës për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar.
“Për çfarë do të diskutoni?”, e pyeti një gazetar.
“Për ngrohjen globale”, iu përgjigj duke qeshur Haradinaj.
Por Veseli ka lënë të nënkuptohet se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga Haradinaj.
“Ne shkojmë në zgjedhje me besimin që qytetarët meritojnë me mire. Nuk është prioritet për PDK-në takimet që i thërret kushdo. Prioritet është interesi i qytetarëve për aq sa zgjedhjet janë edhe një shans për të ardhme më të mirë”, ka thënë Veseli.
Veseli ndërkaq ka deklaruar se në takime i shkon veç presidentit Thaçi.
“Ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësit e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendos shpërbërjen me dy të tretat e votave. /Reporteri.net/.