×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri ia shuan shpresat Kurtit: LDK nuk bën koalicion parazgjedhor me asnjë parti

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 22:06

    Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ditë më parë kishte shprehur hapur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar më LDK-në e Isa Mustafës.


    “Jemi të interesuar ta krijojmë një subjekt i cili fiton – lista ngadhënjyese të cilat ia kthejnë shpresën Kosovës. Ka vullnet nga ana jonë për një bashkërendim drejt zgjedhjeve të reja – por nuk mund t’i parashikoj hapat – kjo ngelet të shihet pa takimeve që do t’i kemi. Siç e dini LDK është duke zhvilluar procesin e saj zgjedhor dhe gjithçka do të jetë shumë më e qartë në fillim të gushtit”, kishte deklaruar Kurti.

    Por një javë para se LDK të mbajë Kuvendin ku do të zgjedh kreun e partisë, një nga njerëzit më të forte të kësaj partie, Lutfi Haziri ia ka shuar shpresat Kurtit për një koalicion parazgjedhor.

    Haziri ka thënë se ai është kundër që LDK të lidh koalicione parazgjedhore me asnjë parti.
    “Unë jam që të mos bëhen koalicione parazgjedhore”, ka thënë Haziri në Dukagjin, ndërsa ju ka mëshuar iks (x) të gjitha partive, shkruan Reporteri.net.

    Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse VV do të reagoi pas kësaj deklarate të nëbkryetarit të LDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!