Ka vdekur ish-futbollisti dhe trajneri i njohur kroat, Miroslav Çiro Bllazheviq. Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur tani klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.
Ai luftoi me kancerin për shumë vite. Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2011. Legjendari Çiro e mundi dy herë këtë, por dështoi herën e tretë, raportojnë mediat kroate.
Ai vdiq një ditë para ditëlindjes së tij të 89-të.
Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.
Karrierën e trajnerit e ka nisur në Vevej, ka drejtuar edhe Sionin në Zvicër, Rijekën, Dinamo Zagrebin e Grasshoperin. Ai ishte edhe trajneri i Nantes e PAOK-ut.
Në vitin 1998, ai udhëhoqi Kroacinë drejt një medalje të madhe bronzi në Kampionatin Botëror në Francë.
Më vonë ai drejtoi Iranin, Osijekun, Hajdukun, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2009 ishte trajner i Bosnjë e Hercegovinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.