×
  • Sport
  • Sport

    Vritet ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë

    Reporteri
    09 Shkurt 2023 | 14:13

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e së martës në Vjenë.

    Si pasojë e një zënke është vrarë ish-futbollisti i kombëtares austriake, Volkan Kahraman.

    Autori që e ka shkaktuar ngjarjen më pas ka kryer vetëvrasje.

    Siç raportojnë mediat austriake, i dyshuari dhe viktima thuhet se kishin qenë miq dhe ortak biznesi. Por, sipas policisë ende mbetet e paqartë arsyeja e këtij rasti dhe se hetimet po vazhdojnë.

    Kahraman ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur për disa ekipe.

    Karrierën e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Wiener Austria. Përveç fanellës së vjenezëve, ai ka luajtur edhe për Trabzonspor, LASK, Austri Salzburg dhe Vjenë. Si më i suksesshëm ai ka qenë te Excelsior Rotterdam.

    Për holandezët ai shënoi shtatë gola dhe dha njëmbëdhjetë asistime në 58 ndeshje.

    Ai ka luajtur edhe për kombëtaren e Austrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!