×
  • Sport
  • Sport

    Policia braziliane merr vendim në rastin e Neymar, lidhur me akuzat për përdhunim

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 9:16

    Policia braziliane ka bërë të ditur se e ka mbyllur rastin e akuzës për përdhunim ndaj futbollistit brazilian të Paris Saint-Germainit, Neymarit, për shkak të mungesës së provave.


    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Sao Paulos ka thënë se rasti i akuzave ndaj Neymarit është suspenduar për shkak të mungesës së provave, mirëpo do të dërgohet te prokurorët për një vendim përfundimtar, transmeton Gazeta Express.

    Hetimet filluan kur modelja braziliane, Najila Trindade, e akuzoi futbollistin se e kishte sulmuar atë në një hotel në Paris të Francës, në maj të këtij viti.

    Neymari i mohoi këto akuza, duke thënë se marrëdhëniet e tyre ishin konsensuale.

    Ky lajm u bë fillimisht i ditur në qershor, kur ylli i Paris Saint-Germainit e publikoi një video shtatë minutëshe në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke zbuluar se ishte akuzuar për përdhunim.

    Ai gjithashtu i publikoi mesazhet dhe fotografitë që ia kishte dërguar Najila Trindade në Whatsapp, në tentim për të dëshmuar se ai nuk e kishte dhunuar vajzën në fjalë.

    Trindade pastaj e bëri një intervistë në një televizion brazilian, duke publikuar edhe pamje dhe një video nga një zënkë e tyre në hotelin në Paris.

    Policia më vonë e filloi edhe një padi ndaj Trinadades, e cila e akuzoi policinë se ishte e korruptuar. Për më tepër, modelen e braktisën disa avokatë radhazi gjatë kësaj padie ndaj Neymarit.

    Prokurorët tani i kanë 15 ditë për ta vlerësuar rastin, para se gjykatësi ta marrë vendimin përfundimtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!