×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Vitin e ardhshëm, një serb do të bëhet me bust në Prishtinë

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 9:49

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shqiptarët do të krijojnë një bust për një serb në vitin e ardhshëm, duke komentuar raportimet e portalit serb “Telegraf” se Vuk Jermiq më 2005 kishte kërkuar nga Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës.


    Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për koment ndaj raportimeve nga “Telegraf” ka thënë se të gjithë serbët, nëse dëshirojnë të jenë të ndershëm me veten, të gjitha i dinë dhe të gjitha i kuptojnë.

    “Prisni për ta parë se kujt nga serbët, shqiptarët do t’i krijojnë bust në Prishtinë dhe të jeni të sigurt se nuk do të jem unë, por dikush tjetër, duke u thirrur mbi të gjitha në vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare nga viti 2010”, deklaroi Vuçiq.

    “Kur nuk bartni përgjegjësi, është e lehtë të mos silleni seriozisht. Unë nuk mundem dhe t’ia lejojë vetes”, shtoi ai. Vuçiq ka thënë se të gjithë e dinë se çfarë kishte ndodhur në vitin 2008 kur Kosova e shpalli pavarësinë, por edhe në vitet në vazhdim, transmeton lajmi.net. “Por, nuk kanë bërë asgjë dhe vetëm dëme”, theksoi Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!