Përfundimi i fjalës së Sali Berishës në protestë dhe largimi i tij drejt selisë së PD i dha jetë edhe tensioneve të para përpara Kryeministrisë.
Mbështetësit e opozitës, hodhën molotov, shashka dhe tymuese drejt godinës së Kryeministrisë.
Forcat e rendit nuk reaguan, duke qëndruar në gatishmëri të vendosura në dy perimetra sigurie para godinës së Kryeministrisë
Më herët, një polic, ishte lënduar si pasojë e hedhjes së një tymuese.
“Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.
Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.
Mjerë ti!” tha Berisha.
“Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare.
Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton,” theksoi kreu i PD.