Partia Demokratike e Shqipërisë në orën 12:00 nisi protestën në Tiranë, në atë që kryetari i kësaj partie Sali Berisha e ka quajtur revolucion demokratik.
Berisha njoftoi për protestën pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ndërsa demokratët akuzuan kreun e qeverisë si të përfshirë në afera korruptive me të për shtypjen e opozitës.
Për shkak të protestës, dyert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda objektit.
Protestuesit janë mbledhur në selinë e PD-së, më pas në sheshin Skëndërbej, në Sheshin “Nënë Tereza”, për t’u vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në këtë protestë 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.
Në ndihmë të efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.