Sonte me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Moulay Abdallah” në Rabat do të jetë nikoqir i finales së Kupës së Botës për klube mes Real Madridit dhe skuadrës së Al Hilal.
Për ta siguruar finalen, Al Hilal e mposhti në gjysmëfinale Flamengon me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Reali e eliminoi Al Ahlyn duke e fituar ndeshjen bindshëm 4:1.
Gjiganti spanjoll ka një rekord perfekt në finale të Kupës së Botës për klube, duke fituar plot katër trofe në po aq finale mes vitit 2014 dhe 2018.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Ferland Meny, Eden Hazard dhe Lucas Vasquez, kurse Al Hilal ka një skuadër të kompletuar.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Alaba, Rudiger, Camavinga; Modric, Tchouamnei, Kroos; Valverde, Vinicius Junior, Benzema
Al Hilal (4-2-3-1): Al Muaiouf; Abdulhamid, Jang, Al Boleahi, Al Dawsari; Kanno, Cuellar; Carrillo, Vietto, Al Dawsari; Marego
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.