Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Al Hilal me rezultat 5-3 në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube.
Për 20 minuta Reali shkoi në epërsi prej dy golave, Vinicius Junior shënoi për 1-0 dhe më pas Fede Valverde për 2-0.
Al Hilal u kthye në lojë pas tetë minutash, kur Moussa Marega shënoi për 2-1, me të cilin reazultat shkuan ekipet në pushim.
Karim Benzema në minutën e 54-të shënoi për 3-1, kurse pas katër minutash Federico Valverde shënoi për 4-1.
Al Hilal zbuti epërsinë në 4-2 me golin e Luciano Viettos. Por madrilenët kthyen epërsinë prej tri golash, kur në minutën e 69-të, kur Vinicius Junior shënoi për 5-2.
Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 79-të, kurLuciano Vietto shënoi për 5-3.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi fitoi trofeun si kampion i botës për klube. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.