Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve të Ferizajt dhe Mitrovicës. Pas takimit që kishte mbrëmë me Këshillin Drejtues, Veseli po e vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen së shpejti.
Bashkë me kryetarët dhe anëtarët e këtyre degëve ai ka biseduar për përgatitjen për procesin zgjedhor, duke theksuar mobilizimin e jashtëzakonshëm që po ndodh në secilën degë.
”Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i kemi përfunduar, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Na janë bashkuar mijëra të rinj e të reja, profesionistë e të ndershëm. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës që është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e vendit, që të shtyjë proceset përpara”, theksoi Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.