Legjenda e Atletico Madridit, Diego Godin ka zbuluar arsyen pse i tha JO transferimit në Manchester United verën e kaluar.
Uruguaiani iu është bashkuar Interit në përfundim të kontratës së tij me Atleticon, por e kishte mundësinë të transferohej në Old Trafford një vit më parë, shkruan Reporteri.net
Në vend të kësaj, 33-vjeçari vendosi të qëndrojë edhe për një vit në ‘Wanda Metropolitano’, duke refuzuar mundësinë të punoj me Jose Mourinhon.
“Po, një vit më parë kisha oferta nga Juventusi, Manchester Unitedi, në të kaluarën poashtu edhe nga Manchester City”, Godin ka folur për Gazzeta dello Sport.
“Por në atë moment, unë kisha një kontratë me Atleticon, nuk mendoja të largohesha. Kësaj radhe ishte krejtësisht ndryshe, unë isha afër përfundimit të kontratës”, ka thënë Godin.
“Unë mund të them se asnjë klub nuk më ka bindur sikurse Interi ia arriti’, shtoi ai.
“Ata erdhën të parët me më shumë bindje sesa klubet tjera. Ata më treguan projektin: Është ambicioz, sikurse unë”, ka nënvizuar ai.
Godin u transferua në Inter si futbollist i lirë në fillim të verës, duke përfunduar aventurën 9-vjeçare me Atleticon./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.