×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për ndalimin e Tomor Morinës: Institucionet shtetërore të veprojnë urgjentisht

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 12:11

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për ndalimin e ish pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Maqedoninë e Veriut.


    Kurti ka kërkuar që Morina të lirohet menjëherë dhe u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që  që të ndjekin të gjitha proceduar për të mundësuar kthimin e tij në vendlindje, shkruan Reporteri.net.

    Kurti po ashtu ka thënë  me faktin që ende nuk ka ndonjë reagim shtetëror për arrestimin e Morinës, po bëhet  trajtim i diferencuar dhe i pabarabartë i ish pjesëtarëve të UÇK-së

    Më poshtë statusi i tij i plotë:

    Këto ditë, gjatë një udhëtimi pune jashtë vendit, mora vesh nga mediet se është ndaluar në Maqedoni të Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Tomorr Morina. Ndalimi i tij ka ardhur si pasojë e fletarrestit të lëshuar nga Serbia, kundër luftëtarëve tanë çlirimtarë.

    Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite burg me fletarreste nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga burgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje.

    Karshi fletarresteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për

    Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në.

    Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!