×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti amerikan nderon Kosovën, shpall 17 shkurtin si “Ditë të Pavarësisë së Kosovës”

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 22:25
    Fotografi nga arkivi

    Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë të ditur se Guvernatorja e shtetit të Kansasit, Laura Kelly, e ka shpallur 17 shkurtin e këtij viti si “Ditë të Pavarësisë së Kosovës” në Kansas.

    Sipas Gashit, kjo u bë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Senatorit të ndjerë, Bob Dole, teksa shtoi se do të mbahet edhe një seri me titull “Ndërtimi i Demokracisë në Shekullin e 21-të”, të cilin tha se do ta udhëheq ai.

    Guvernatorja Kelly, tha se senatori Dole luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë në mbarë botën e veçanërisht në Kosovë.

    “Në gusht të vitit 1990, senatori Dole, së bashku me senatorë të tjerë, mori pjesë në vizitën e parë ndonjëherë të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, e cila i dha fuqi popullit të Kosovës të vazhdojë luftën e tij për liri dhe demokraci. Ndërsa Instituti i Politikës Robert J. Dole, Universiteti i Kansasit, në pranverën e vitit 2023 po organizon një sërë ngjarjesh të titulluar Ndërtimi i Demokracisë në shekullin e 21-të, me fokus në Kosovë, për të nderuar Senatorin Dole”, thuhet në letrën e Kellyt.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!