×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti britanik: Alternativë e Asociacionit në Kosovë – ndryshimi i kufijve etnik

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 7:36

    Analisti britanik James Ker-Lindsay, profesor në London School of Economics, tha se mënyra më pak e dhimbshme për Kosovën që të arrijë një marrëveshje me Serbinë, është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Alternativa, sipas tij, do të ishte ndryshimi i kufijve etnik.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikqës, Ker-Lindsay hodhi ndërkaq dyshimet që propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga e duhur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

    “Mendoj se është gjëja e duhur për të bërë. Ne duhet të pranojmë që Kosova, pas 15 vjet përpjekjesh, ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Dhe realiteti është se ajo duhet të marrë njohje të plotë ndërkombëtare, duhet të bëjë diçka për të arritur marrëveshjen me Serbinë për këtë dhe asociacioni është ndoshta mënyra më pak e dhimbshme për ta arritur këtë. Alternativa, dhe do të jem vërtet i sinqertë, është ndryshimi i kufijve etnik, për të cilin është folur. Nëse Kosova nuk dëshiron ta pranojë këtë, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëjë është të thotë se ne do t’i ruajmë kufijtë, natyrisht, por ne do t’u japim serbëve autonomi kuptimplotë. Dhe në këtë pikë më duhet të them se gjithnjë flitet se do të krijohet një tjetër Republikë Serbe. Kjo është e pakuptimtë. Republika Serbe është një model shumë i veçantë i autonomisë që u krijua në një situatë shumë të ndryshme, ku serbët ishin një përqindje mjaft e madhe e popullsisë në Bosnje dhe u bë për të ndaluar një luftë shumë brutale. Askush, askush nuk flet për Republikë Serbe në Kosovë. Sinqerisht, mendoj se disa nga njerëzit në Kosovë po e kundërshtojnë atë, sepse nuk e kuptojnë që nuk është Republika Serbe. Mendoj se ka edhe shumë njerëz të tjerë, veçanërisht nga jashtë, të cilët po flasin për këtë sepse duan të shkaktojnë telashe. Milorad Dodik po e bën këtë sepse dëshiron të shkaktojë telashe. Dhe ai e di se nuk ka gjë nga kjo. Askush nuk po flet për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë dhe nuk është e dobishme ta paraqesësh atë si të tillë”, thotë ai ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!