Drejtuesi i konferencës së Sigurisë në Muynih dhe ish-ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, në një intervistë për Deutche Welle ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të marrëveshjes së Brukselit.
Heusgen ka thënë se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe.
“Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje”, ka deklaruar diplomati gjerman.
Ai tutje ka thënë se është shumë e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara, në veçanti marrëveshja për themelimin e Asociacionit.
“Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë”, ka shtuar tutje Heusgen
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.