×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen 78 persona për postime provokuese për tërmetin në Turqi

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 12:43

    Policia turke ka arrestuar 78 persona të akuzuar për krijimin e frikës dhe panikut duke bërë “postime provokuese” për tërmetin e javës së kaluar, në rrjete sociale, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Turqisë tha se kishte identifikuar 613 persona për postime provokuese dhe ndaj 293 kishin nisur procedimet ligjore. Nga ky grup, kryeprokurori kishte urdhëruar arrestimin e 78 personave.

    Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për mashtrime, duke u përpjekur për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit dhe 15 llogari të mediave sociale që paraqiteshin si institucione zyrtare, u mbyllën.

    Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues është rritur mbi 41,000./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!