×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika Emergjente e mbingarkuar, vetëm gjatë vitit të kaluar trajtoi mbi 92 mijë pacientë

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 12:57

    Mbi 92 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi të mërkurën se kjo klinikë vazhdon të mbetet institucioni më i ngarkuar me pacientë në sistemin publik shëndetësor në vend.

    “Sipas të dhënave zyrtare nga kjo klinikë, 92 mijë e 615 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore emergjente, gjatë vitit 2022”, thuhet në komunikatën për media.

    Kjo i bie që mesatarisht brenda ditës janë trajtuar 253 pacientë.

    “Shërbimi Internistik, 26 mijë e 608 pacientë. Shërbimi Kirurgjik, 20 mijë e 671 pacientë. Shërbimi i Reanimacionit, 19 mijë e 809 pacientë dhe Shërbimi i Ortopedisë, 19 mijë e 861 pacientë”, thuhet tutje në njoftim.

    Po ashtu, janë kryer 1 mijë e 146 operacione në sallat operative emergjente dhe 5 mijë e 66 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!