×
  • Lajme
  • Botë

    Një grua 74-vjeçare nxirret nga rrënojat pas 227 orësh

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 13:20

    Një grua 74-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit në Kahramanmaras, 227 orë pas tërmetit të parë që goditi më 6 shkurt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mediat turke e identifikuan gruan si Cemile Kekec.

    Shpëtimi erdhi pasi shanset për të gjetur të mbijetuar janë zvogëluar shumë.

    Një grua 42-vjeçare u shpëtua në të njëjtin qytet pesë orë më parë.

    Nga të dhënat e fundit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 41 mijë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!