×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi i përmendi dy, por Kurti thotë se s’është në dijeni për vërejtjet e BE-së rreth kushteve të tij për Asociacionin

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 14:51

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është në dijeni për një deklaratë të zëvendëskryeministrit  Besnik Bislimi, i cili  tha se Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy kushte nga gjithsej gjashtë sosh të cilat kryeministri ditë me parë i ka paraqitur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    I pyetur nga gazetarët, Kurti tha se do të takohet me Bislimin për të kuptuar se çfarë komunikimi ka pasur ai me vendet e BE-së.

    “Unë nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet. Mbase duhet ta takoj e të shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së”, u shpreh Kurti para mediave.

    Kujtojmë se ka një kërkesë urgjente  nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit të komunave serbe. Madje Serbia po e kushtëzon vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut me themelimit e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Kryeministri i Kosovës ka vënë gjashtë kushte në mënyrë që Asociacioni të mund të themelohet. Deri më tani kushtet e Kurtit nuk i kanë komentuar as nga BE-ja e as nga SHBA-ja.

    Kurti ka thënë së është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por vetëm për të biseduar për propozimin franko-gjerman. /Reporteri.net/

    Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!