×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyetet pse Biden s’ia përmendi njohjen reciproke Vuçiqit, Kurti: S’e kam shkruar unë, as s’e kam lexuar

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 15:01

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që ShBA vazhdojnë të jenë partner në shtetndërtimin demokratik dhe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

    Kurti këtë deklaratë e bëri pasi u pyet nga mediat se se pse presidenti amerikan, Joe Biden në letrën e tij dërguar Vuçiqit, nuk e përmend njohjen reciproke, gjë që kishte ndodhur në dy letrat që ai kishte dërguar në Beograd në 2021 dhe 2022.

    “Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke por ajo është në qendër”, tha kryeministri Kurti.

    Në letrat që ia kanë dërguar Aleksandër Vuciqit, me aq sa është publikuar nga pjesa ku flasin për dialogun me Kosovën, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken, këtë vit nuk e kanë përmendur njohjen reciproke.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!