×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhamitë në Prizren mbledhin afro 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 16:28

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren përmes një postimi në Facebook njofton se xhemati i Prizrenit kontribuoi me 93,286 euro për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri.

    “Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në emër të nëpunësve të saj, falënderon xhematin e Prizrenit, që kontribuan në sexhaden e shtruar në të gjitha xhamitë e Prizrenit më 10.02.2023, për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri”, njofton Bashkësia Islame në Prizren.

    “Shuma totale e mbledhur është 93.286.20€ (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e 20/100)”, njofton BIK.

    BIK ka publikuar listën me detaje për kontributin e xhematit të secilës xhami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!