Deputeti Haki Abazi ka reaguar pas raportimit se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.
Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nesër në konferencë për media do të flas edhe për audio dhe video incizime për skandale të tjera lidhur me urdhrin e kryeministrit Kurti.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka deklaruar Abazi.
Postimi i plotë:
Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,
Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.
Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.