×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj bën llogaritë: Për dy vite, FSK ka graduar mbi 1 mijë e 800 ushtarë

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 18:29
    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përgjatë dy viteve të fundit, janë rritur kapacitetet në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Mehaj tha se në këto dy vite të fundit, FSK pati gradime më shumë se çdo vit tjetër paraprak, duke numëruar plot 1885 ushtarë të graduar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në kuadër të përmbushjes së objektivave për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë sonë, ushtarakët tanë në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës”, shkroi ai në Facebook.

    “Gjatë këtyre dy viteve janë graduar 1885 ushtarakë që shprehur në përqindje është 169% më shumë se në vitin 2020”, shkroi tutje Mehaj.

    Ndërsa në një grafikë që publikoi ministri Armend Mehaj figuron se gjatë vitit 2020 u graduan vetëm 158 ushtarë, në vitin 2022 u graduan 661 ushtarë ndërsa shifrat u rritën edhe më tepër më 2022-ën, ku pati 1224 ushtarë të graduar. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!