×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 15-vjeçare teksa po skijonte në Brezovicë me babain e saj

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 18:45

    Një vajzë e mitur e moshës rreth 15-vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë.

    Ajo ishte rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda, të cilat nuk arriti t’i përballojë.

    Kështu bëri të ditur Ardian Grazhda, njëri nga menaxherët e Qendrës së Skijimit.

    “Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babanë e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë, por nuk e kanë ndalë aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë, ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda për klankosova.tv.

    Ai theksoi se viktima i takon nacionalitetit serb dhe është nga Leposaviqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!