×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Shqipërisë viziton nesër Kosovën, e pret Presidentja Osmani

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 19:41
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. 15 gusht, 2022.

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vijë nesër për vizitë në Kosovë.

    Lajmin e kanë bërë të ditur Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Begaj do të pritet në takim nga Presidentja Vjosa Osmani, takim ky që parashihet të fillojë prej orës 11:00 në Kabinetin e Presidentes.

    Presidenti Bajram Begaj do ta vizitojë Kosovën një ditë para Ditës së Pavarësisë, ndaj kjo parashihet të jetë edhe arsyeja e vizitës.

    Ndërkaq, Begaj, vizitën e tij të fundit në Kosovë e kishte bërë në gusht të vitit të kaluar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!