×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e preferuara e Kurtit për ta zëvendësuar Haki Abazin në kryesimin e Komisionit parlamentar

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 23:06
    Haki Abazi dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

    Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka vendosur që ta zëvendësojë Haki Abazin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Ai tashmë e ka gjetur një deputete të re të partisë së tij që ta drejtojë këtë komision. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh me burime se e preferuara e Kurtit për këtë pozitë është deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe deputete e Kuvendit.

    Gazeta Online Reporteri.net po ashtu ka kuptuar se në VV tashmë është marrë vendimi për ta shkarkuar Abazin nga pozita e kryetarit të Komisionit.

    Ky i fundit u ankua sot se Kurti ka bërë direkt presion te ai. Për më tepër, Abazi ka thirrur nesër një konferencë për media, ku ka thënë se do të flasë edhe për audio dhe video incizime për skandale të tjera lidhur me urdhërin e kryeministrit Kurti.

    “Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka deklaruar Abazi. /Reporteri.net/.

    Abazi thotë se Kurti urdhëroi shkarkimin e tij, paralajmëron se po tentohet të mbulohen skandale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!