×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama ia dhuron Turqisë 1 milion euro për rimëkëmbje nga tërmeti

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 23:29
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhuroi 1 milion euro për fushatën e bamirësisë “Turkey One Heart” .

    Kjo fushatë ndihmëse po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipro dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.

    Turqia u trondit nga dy tërmete në Kahramanmaraş, tërmete këto që lanë të vdekur mbi 41 mijë persona.

    Deri tani janë mbledhur rreth 5 miliardë euro.

    Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’i dhurohen AFAD dhe Kızılay.

    Kuvendi po ‘vlon’ nga përplasjet, Rama ndez një qiri nga ballkoni i zyrës për viktimat në Turqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!