×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj për Kurtin: S’po e luan rolin e kryeministrit, po të isha deputet do t’i ndihmoja

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 23:54
    Kryetari i NIsmës, Fatmir Limaj dhe kryeministri Albin Kurti

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjykon se Kurti nuk po e bën punën e tij si kryeministër i Kosovës.

    Ai tha se po të ishte deputet në Kuvend, do t’i ndihmonte kryeministrit Kurti, dhe atë “në shumë mënyra”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Po të isha deputet, do i ndihmoja Kurtit. Në shumë mënyra. Mos me lënë rahat, e mos me lënë me ardh këtu ku jemi. Sepse nuk është në rolin e kryeministrit”, tha ai në T7.

    Në të kundërtën, Limaj tha se Kurti po luan rolin e zëdhënësit të të tjerëve.

    “Ai është në zëdhënësin e të tjerëve e jo çfarë është vet. Luan rolin e zëdhënësit të Francës, Gjermanisë e të tjerëve. Veç një gjë nuk është. Çfarë mendon vet. Përgjigje nuk ka për vete. Kthehet e jep këshilla, sepse në natyrën e tij ai është ndërtuar në këtë mënyrë. Me konstatu e jo me dhënë përgjigje. Shikoni parlamentin e pavarësisë së Kosovës e tani. Cili është backgroundi i atyre deputetëve. Në vend se mu rrit cilësia, që po themi të ri, sot si asnjëherë më parë nuk ka pasur kuvend më të dobët”, shtoi Limaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!