×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po e heton rastin e vdekjes së 15 vjeçares në Brezovicë

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 9:24

    Një vajzë është raportuar se ka humbur jetën ditën e djeshme në Brezovicë.

    Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se viktima femër dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

    Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpce e më pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në hetim e sipër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!