Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali janë ato që ngulfatin zërin e deputetëve në parlament, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Audo-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihali për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Parlamentit të Kosovës”.
Deputeti Abazi ka akuzuar anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, duke e quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.
“Shpeshherë nuk më është dhënë fjala në parlament dhe unë jam detyruar të protestojë në forma të ndryshme. Nga shkurti i vitit të kaluar kam iniciuar formimin e Komisionit hetimor për privatizim por kjo iniciativë është bllokuar nga Dejona Mihali. Ajo është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së”, tha Abazi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.