×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshje finale me Serbinë, Kurti: Varet nga trysnia e ndërkombëtarëve mbi Beogradin

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 11:45

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në qendër njohja reciproke, pasi siç tha ai nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”, Kryeministri Kurti tha se duhet trajtuar edhe çështja e pakicave.

    “Të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Unë nuk them që njohja reciproke është e vetmja gjë që nuk mund të përfshijë marrëveshja, mirëpo duhet të jetë në qendër. S’mund të ketë normalizim pa njohje dhe po ashtu duhet të trajtojmë çështjen e pakicave”.

    Por, sa i përket Asociacionit, Kryeministri i vendit tha se kjo marrëveshje e prillit 2013 u shkel nga presidenti serb kur i dërgoi letra vitin e kaluar, Greqisë, Spanjës, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë për të kundërshtuar pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

    “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është marrëveshje të prillit 2013, që presidenti i Serbisë e shkeli me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar, ku i dërgoi letra Spanjës, Qipros, Sllovakisë, Rumanisë dhe Greqisë duke kërkuar që mos të pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, pra marrëveshjen me të dashur të tyre e kanë shkelur”, tha Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti tha se nuk mund të ketë Asociacion një etnik dhe se kjo kërkesë është e Serbisë, dhe jo e serbëve këtu.

    “Nuk mund të ketë Asociacion një etnik. Asociacioni mund te jetë mbi pikëpamje zhvillimore, pa harruar që Kosova e ka një Asociacion të komunave. Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve, është kërkesë e Serbisë”

    Ndërsa rreth asaj se a do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kur do të ndodh ajo, Kryeministri Kurti u shpreh se një gjë e tillë varet nga trysnia e ndërkombëtarëve mbi Beogradin.

    “Varet shumë prej trysnisë së faktorëve ndërkombëtarë mbi Beogradin i cili as nuk po distancohet nga Millosheviqi në të kaluarën, as nga Putini në të tashmen”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!