Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Ministrja Haxhiu e pyetur sot për kritikat e opozitës ka thënë se “nëse opozita nuk na mbështetë të paktën të heshtë”.
Por, nënkryetarja e PDK-së ka thënë se kjo është shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën
“Pasi si e pandehur ia dha urdhërin prokurorit që të dorëzohet, Ministrja e Drejtësisë i paska dhënë opozitës dy mundësi “ të bashkëpunojnë me ne, ose të heshtin”, ka deklaruar ai.
“Shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën. As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu. Po e përsëris, nuk kalon kjo mendësi në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.