×
  • Lajme
  • Lajme

    Veç Fatmir Limaj flet pas takimit: Pimë kafe me Haradinajn, na erdhi Pacolli

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 15:34

    Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj me liderët e koalicionit, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacollin.


    Pjesë e këtij takimi nuk ishte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjë që u konfirmua nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj në një prononcim para gazetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Limaj ka thënë se bëhet fjalë për një takim normal në mes të krerëve të koalicionit, pa ndonjë agjendë të veçantë. Ndër të tjera Limaj ka thënë që ka pirë kafe me Haradinajn, dhe më pas në takim u është bashkangjitur edhe Pacolli.

    “Janë takime normale. Besoj se është e qartë që vendi duhet sa më shpejt të shkojë drejt zgjedhjeve dhe të caktohet data e zgjedhjeve. Janë konsultime të vazhdueshme, nuk është ndonjë takim i veçantë me ndonjë agjendë. Unë shkova, pimë kafe me Ramushin dhe pastaj na u bashkua edhe Pacolli. Ishte thjesht një konsultim i vazhdueshëm, një diskutim normal. Është mirë që sa me shpejtë me u mbledhë partitë politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve”, është shprehur Limaj.

    Ai ndër të tjera ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket gjetjes së në zgjidhjeje për gjendjen në të cilët ndodhet vendi. Limaj i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që të respektojë procedurat ligjore dhe të ftojë partitë në takim.

    “Është mirë që sa më shpejtë të respektohen procedurat ligjore, dhe presidenti të na ftojë. Java e ardhshme duhet të jetë java kur duhet t’i ipet zgjidhje kësaj çështje”, ka thënë ndër të tjera Limaj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!