×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjet shtet, Haradinaj u adresohet qytetarëve: Zoti e bekoftë Kosovën, shqiptarët kudo dhe aleatët tanë

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 19:03
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj. Fotografi nga arkivi.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Përmes një adresimi për qytetarët, Haradinaj duke uruar qytetarët e Kosovës, bashkëatdhetarët dhe shqiptarët kudo në botë, ka thënë se miqësia me aleatët tanë të prirë nga Amerika, qoftë e përjetshme.

    “E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika”, ka thënë Haradinaj.

    “Të dashur qytetarë të Kosovës, Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në trojet tona e në diasporë. Shumë të respektuar miq të Kosovës e të kombit tonë,

    Sot me gëzim ju them urime përvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu ju them e përjetshme qoftë pavarësia e liria jonë. E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë kombin shqiptar! Zoti i bekoftë miqtë e shqiptarëve! Gëzuar”.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!