×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Me çfarë legjitimiteti, Dejona Mihaili ushtron ndikimin e saj mbi deputetë e ministra?

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 21:25
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe anëtarja e kryesisë së partisë, Dejona Mihali

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka hedhur akuza të rënda mbi anëtaren e kryesisë së VV-së, Dejona Mihali.

    Abazi tha se ka shumë deputetë e ministra që Mihali ua kontrollon fjalimet, por që nuk kanë guxim ta thonë publikisht “sepse nuk rrezikojnë pozitën e tyre”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ata të cilët kanë problem, ata të cilët nuk kanë gatishmërinë për të shkruar fjalimet e tyre të cilat duhet të kontrollohen nga Dejona Mihali. Mund edhe të mos e thonë, mund të ketë ministra që nuk e duan këtë formë të kontrollit por nuk e thonë sepse nuk rrezikojnë pozitën e tyre. Por fakti që dikush e ka këtë fuqi, nuk është në rregull”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

    Ai tha se këto i ka fakte të qarta, ngase sipas tij Mihali e ka edhe fjalën kryesore në çdo takim brenda grupit parlamentar.

    Abazi shtroi pyetjen se me çfarë kompetence Mihali ka kaq ndikim te deputetët dhe ministrat.

    “Nuk ka takim të grupeve parlamentare ku zonja Dejona Mihali nuk është prezente dhe nuk e ka fjalën kryesore. Në takimet ku nuk merr pjesë, përfundimi është i paqartë, deri në koordinimin me zonjën Mihaili. Nuk ka gogol këtu. Këtu ka me u shtru pyetja se në cilën formë, me çfarë legjitimiteti, zonja Dejona Mihali është anëtare e kryesisë, me çfarë kompetence ushtron ndikimin e saj mbi deputetë dhe ministra. Kaq”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!