×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Kurti e kishte një dosje për mua të shkruar nga Dejona Mihaili

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 21:58
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar të mos kursehet ndaj subjektit në të cilin bënë pjesë.

    Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga Vetëvendosje, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale që disa vite.

    Ai tha se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje me kritika, e shkruar sipas tij nga zyrtarja e VV-së, Dejona Mihaili.

    Abazi ka thënë se edhe Kusari ka shkruar kritika për të në atë dosje.

    “Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi bisedu për problemet, dhe dosjen që e ka nxejrrë dosjen e krijuar nga Dejona Mihaili…. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për me votu buxhetin, kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkru dhe jo vetëm për mu”, ka thënë deputeti në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

    Haki Abazi: Me çfarë legjitimiteti, Dejona Mihaili ushtron ndikimin e saj mbi deputetë e ministra?

    Ish-zëvendëskryeministri ka thënë se aty është përmendur një debat që e ka pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.

    “Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve ne Tiranë. Në drekë punë ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai, duke dhënë më shumë detaje për këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar.

    “Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa ju dhënë fjala, Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dh kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij. Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja morri fjalën duke e konsideru veten edhe si mysafirë në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!