×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë e AAK-së shërbejnë me pije dhe ëmbëlsira qytetarët në nder të 15 vjetorit të Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 12:08

    Për nder të përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Kosovës, të rinjtë e AAK-së kanë organizuar një aktivitet duke para zyrës Qendrore të Aleancës, duke i shërbyer kalimtarëve me pije dhe ëmbëlsira.

    Në faqen zyrtare të ARK-së, thuhet se ne tani duhet të jemi të bashkuar si asnjëherë më parë, për ata që ndërtuan rrugën e Lirisë, sakrifikuan më të shtrenjtën jetë për këtë vend, që ne sot të frymojmë lirshëm.
    “15 vjet SHTET!

    Sot, bashkë me Aleancën e të Rinjëve të Kosovës, festuam 15 vjetorin e shtetësisë së Republikës së Kosovës!
    Ata që e ndërtuan rrugën e Lirisë sakrifikuan më të shtrenjtën jetë për këtë vend, që ne sot të frymojmë lirshëm, të edukohemi, të arsimohemi, e amanetin për mbrojtje të kësaj toke dhe të kaluarën fatkeqe kurrë të mos e harrojmë. Andaj duhet të jemi më të bashkuar si asnjëherë më parë.

    Urime Kosovë”, thuhet në urimin e ARK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!