Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duhet të përkulemi para dëshmorëve që nuk kursyen jetën e tyre për liri.
Konjufca ka thënë se mirënjohja për miqtë e Kosovës që na u gjendën pranë në kohë të vështira do të jetë e përhershme, por kryetari i Kuvendit ka thënë se Kosova kurrë nuk do të harrojë gjenocidin që Serbia bëri ndaj nesh.
“Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë, gratë dhe burrat që u dhunuan e torturuan, nuk i harrojmë të gjithë ata që mbajtën për lirinë tonë vite burgje. I përkulemi popullit tonë për qëndresën shekullore që na frymëzon secilin nga ne. Ne nuk harrojmë, mirënjohje për të gjithë miqtë tanë, gjithçka që arritëm nuk do të kishte qenë e mundshme pa ndihmën e tyre. Por kur nuk do ta harrojmë gjenocidin që e bëri Serbia mbi qytetarët tanë. Ne jemi shtet i ri por rrënjët i kemi të moçme, këto rrënjë na mbajtën të bashkuar fortë”, ka thënë Konjufca. /Reporteri.net/