×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në parakalimin e FSK-së dhe Policisë: Këto vajza e djem janë pasardhësit e UÇK-së

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 13:33

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ushtarët FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Në parakalimin e Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Osmani ka thënë se Kosova është e shenjtë dhe si e tillë duhet të ruhet.

    Presidentja Osmani ka thënë se periudha nëpër të cilën po kalon Kosova ka shumë sfida, shkaku i krizave globale.

    “Vajzat dhe djemtë e policisë sonë do të parakalojnë edhe në sheshin e Ibrahim Rugovës, i cili po na shikon nga lart dhe është shumë krenar. Këta vajza e djem janë pasardhësit e UÇK-së që e mbrojtën dhe e formuan shtetin tonë. Një falënderim shumë i madh shkon edhe për miqtë tanë. Faleminderit ShBA-së, aleatit tonë të përjetshëm. Faleminderit të gjitha shteteve të NATO-s dhe shteteve tjera mike të Kosovës”, ka thënë Osmani.

    “Periudha që po kalon shteti jonë me sfida dhe kriza globale. Republika jonë është e shenjtë dhe duhet ta ruajmë si të tillë. Republika e Kosovës është e përjetshme. Zoti e bekoftë ushtrinë dhe policinë tonë, zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët”, u shpreh Osmani. /EO/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!