×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo flet për shpenzimet e Barcelonës, kjo deklaratë do ta ‘çmend’ Messin dhe tifozët ‘Blaugrana’

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 17:09

    Cristiano Ronaldo është padyshim ‘baba’ i Ligës së Kampionëve, pasi e ka fituar këtë kompeticion 5 herë në karrierën e tij.


    Ai ka tituj sa komplet Barcelona që e ka fituar 5 herë në historinë e saj, titullin më prestigjioz për klube, shkruan Reporteri.net

    Së fundmi, Ronaldo ka fituar çmimin e legjendës nga Marca, ndërsa ka folur për shumë tema në një intervistë.

    Ai ka thënë se i mungon më shumë Real Madridi sesa Manchesteri, për shkak se fëmijët e tij kanë lindur në Madrid.

    Ronaldo ka folur edhe për fitimin e Ligës së Kampionëve eventualisht me Juventusin dhe për shpenzimet që po bënë klubet kohëve të fundit.

    “Është gjithmonë viti i Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, por vetëm një ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

    “Merrni shembull Barcelonën, ata kanë shpenzuar shumë para në 5 vitet e fundit, por nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve. Nuk shkon kjo punë kështu”, ka thënë Ronaldo.

    “Juventusi është përforcuar mirë në këtë afat kalimtarë dhe janë një ekip që luftojnë gjithmonë për tituj, por ka shumë faktorë. Juventusi do ta fitojë padyshim, nëse jo këtë vit, shpresojmë që vitin e ardhshëm. Ne kemi të gjithë përbërësit”, ka mbyllur deklaratën Ronaldo.

    Kjo deklaratë e tij padyshim që do ta lëndojë Messin dhe tifozët e Barcelonës.

    Barcelona ka shpenzuar 824 milionë euro që prej triumfit të tyre në Berlin, ndërsa Reali ‘vetëm’ 568 milionë euro madje duke përfshirë edhe blerjen e Hazardit këtë verë.

    Prej vitit 2015, Real Madridi e ka fituar 3 herë Ligën e Kampionëve, ndërsa për Barcelonën, maksimumi ka qenë gjysmëfinalja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!